Aktualitet

Pompeo: Do ta ndihmojmë Shqipërinë të forcohet ushtarakisht

Shkruar nga Liberale
Pompeo: Do ta ndihmojmë Shqipërinë të forcohet ushtarakisht

Ish-sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka folur në konferencën që po mbahet për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Ai tha se marrëdhëniet mbeten të shkëlqyera që prej vitit 1922. Ai theksoi se Departamenti amerikan i Mbrojtjes e ka çmuar shumë rolin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit.

Ish-kreu i DASH që ka mbajtur detyrën e lartë shtetërore gjatë presidencës së Donald Trump në 2018-2020, tha se dy vendet duhet të punojnë për t’u forcuar ushtarakisht.

“Shpresoj që të vendosim një divizion të plotë këtu dhe t’u ndihmojmë që të bëheni më të aftë ushtarakisht dhe ne të bëhemi më të aftë ushtarakisht dhe në mënyrë që NATO të mund të bëjë ato gjëra që mund të thirret në detyrë që të bëjë”, tha ai.

Këtu, Pompeo iu referua shtabit që Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën (SOCEUR) do të ngrejë në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Pompeo mori titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës.

Pompeo, ish-drejtor i CIA, është një nga emrat më të lakuar për të qenë kandidat në zgjedhjet presidenciale të 2024.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH