Aktualitet

Pollo: Të rrekemi fort dhe t'i ngjajmë veprës së Nënë Terezës

Shkruar nga Liberale
Pollo: Të rrekemi fort dhe t'i ngjajmë veprës së

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka kujtuar Nënë Terezën, në ditën e shenjtërimit të saj. Në një postim në Facebook, Pollo shkruan se Nënë Tereza është 'botërisht e adhuruar mbasi ju përkushtua ndihmës për të vobegtit e të dobëtit e shoqërisë', teksa shton se do ishim më krenarv si komb nëse i ngjajmë veprës dhe frymës së humanistes.

Postimi i plotë

Me Nënë Terezën krenohemi me të drejtë se ajo u lind në një familje shqiptare në Shkup, se kishte shqipen gjuhë amtare dhe se e identifikoi veten si shqiptare deri fund. Por Nënë Tereza është botërisht e adhuruar mbasi ju përkushtua ndihmës për të vobegtit e të dobëtit e shoqërisë; pa interes vetjak e pa diskriminim por me shumë dashuri e dhembshuri. Sikur të rrekeshim më fort që t'i ngjanim më shumë veprës e frymës së saj do të ishim edhe më krenarë si komb i Nënë Terezës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH