Aktualitet

Pollo: Ta largojmë gërmadhën Edi Rama duke votuar më 25 prill

Shkruar nga Liberale
Pollo: Ta largojmë gërmadhën Edi Rama duke votuar më 25

Ish-ministri, Genc Pollo ka komentuar zhvillimet më të fundit në vend, lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në një postim në rrjetet sociale, Pollo shkruan, se Rama ka zgjedhur të konfrontohet hapur me Brukselin dhe dicka e tillë do të ndikojë edhe në hapjen e  negociatave.

Pollo bën thirrje më tej për votim masiv më 25 prill, për të larguar më 25 prill kryeministrin Edi Rama.

Postimi i plotë

Edi Rama refuzoi sot sërish Komisionerin e Zgjerimit Várhelyi i cili i kishte kërkuar vetëm që ligji elektoral të mos devijonte nga normat europiane dhe të priste e të respektonte Komisionin e Venecias. Kështu është vepruar gjithmonë në Shqipëri në tridhjet vitet e fundit. Madje jo vetëm tek ne por në tërë Europën e më gjerë.

Edi Rama sinjalizoi jo vetëm me fjalë goje por edhe me kartonë të kuq se atij nuk i intereson Shqipëria në Bashkimin Europian dhe vlerat europiane në Shqipëri. Jo se nuk e ka bërë këtë më parë; por gjithsesi është orvatur të fshehë dorën mbasi ka hedhur gurin. Me kalimin e viteve në pushtet orvatjet e tij u bënë gjithnjë e më të pasuksesshme. Por sot Rama konfrontohet hapur me Brukselin. Sot edhe Brukseli ka folur açik për Ramën. Që t'a dëgjojnë edhe ata që nuk kanë patur sy për të shikuar e veshë për të dëgjuar.

Se nuk është faji i shqiptarëve që Maqedonia e Veriut do të hapë e para negociatat duke u shkëputur nga Shqipëria. Nuk është faji i tyre që mund të ngecim vite të gjata mbas maqedonasve e të tjerëve në Ballkan.

Por është përgjegjësi e tyre që me të gjitha mjetet demokratike të largojnë gërmadhën që bllokon rrugën; gërmadhën që quhet Edi Rama. Ta largojnë duke dalë në rrugë dhe në 25 prill duke votuar në masë.

Gjithsesi faleminderit Komisionerit, eurodeputetëve e të tjerëve që nuk u kursyen për të na ndihmuar; dhe folën qartë si kurrë më parë për të treguar edhe problemin edhe zgjidhjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH