Aktualitet

Pollo: Rama po vulos shkëputjen e Tiranës nga Shkupi për negociatat

Shkruar nga Liberale
Pollo: Rama po vulos shkëputjen e Tiranës nga Shkupi për

Demokrati Genc Pollo shkruan në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama shau Bashkimin Europian gjoja për Kosovën por në mendje kishte refuzimin europian ndaj despotit ballkanik që ai përfaqeson

Më tej ai thotë se Rama po vulos shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, e cila merr konferencën e parë në dhjetor

"Si gjithmonë fajin ja kanë të tjerët! Sot fajin ja ka Europa. E shau Bashkimin Europian gjoja për Kosovën por në mendje kishte refuzimin europian ndaj despotit ballkanik që ai përfaqson. Jo vetëm nuk do t’ja dijë pēr kushtet por po prish me dorë dhe ato gjëra që nuk ishin problem. Rama po vulos shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, e cila merr konferencën e parë në dhjetor. Konferencën e Shqipërisē e çon në esfel sa të jetë ai aty ku është. Por nuk ka si të jetë gjatë aty. Çfarëdo që të bëjë nuk e shtyn më gjatë se prilli. Ai muaj do të jetë kthesë për shumëçka; edhe për negociatat me BE", shkruan Pollo. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH