Aktualitet

Pollo: Nisma për të shkarkuar Metën e pakuptimtë. T’i kërkojnë falje

Shkruar nga Liberale
Pollo: Nisma për të shkarkuar Metën e pakuptimtë. T’i

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo i ftuar sot në studion e lajmeve në "News 24", komentoi raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias, lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa tha se Venecia i dha të drejtë Metës, ndërsa rrëzoi ligjin “antishpifje” të Ramës.

“Kam lexuar me shpejtësi raportin përfundimtar dhe janë të qartë për ligjin e medias, thuhet se ligjet e dhjetorit duhet të anulohen. Vencia i ka rrëzuar, jo të rregullohen sic thotë Rama. Një nga 15 kushtet për integrimin është anulimi i ligjeve të dhjetorit. Venecia shprehet qartë kur thotë se Presidenti ishte korrekt që nuk pranoi në afate jo ligjore, listat me të njejtët emra të ofruara nga KED, veprimet e tij ishin brenda kuadrit kushtetues kur emëroi kandidaturat.

Komisioni i Venecias diskretiton manierat e përdoruara nga KED. Nisma për të shkarkuar Presidentin është e pakuptimtë. dhe çështja se betimit të anëtarëve të GJK mund të bëhet gjithmonë para Presidentit jo në parukieri apo buze lumit. Presidenti i ka betuar ata të Kuvendti, ftoi edhe atë që miratoi vetë, martifeti ishte të mos e linin ta zgjidhte ai një kandidat por ata ia diktuan kandidaturën(Kuvendi) Ai bëri betimin e kandidaturës që u miratua në mënyrë të ligjshme. Po të ishim korrekt dhe të ndershëm duhet të kërkonim ndjesë për fyerjen që është bërë. Po të kishim njerëz normalë do kishim ndjesë ndaj presidentit”,- tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH