
Aktualitet
Pollo: Gjobiten qytetarë e diplomatë, por jo Mira Rakacolli

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka reaguar në lidhje me mbledhjet e zhvilluara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë, ku nga fotot në media dukeshin shumë persona që nuk respektonin distancimin social.
Në njëpostim në Facebook, Pollo shkruan, se qeveria gjobit qindra qytetarë e diplomatë, por “qeveritares në krye të komitetit anti Covid edhe mbasi kapet në shkelje të rregullave nuk i hyn gjemb në këmbë”
“Për shkelje të rregullave anti Covid gjobisin e ndalojnë qindra vetë; madje gjejnë edhe ndonjë diplomat për t’a bërë shembull. Po kur qeveritares në krye të komitetit anti Covid edhe mbasi kapet në shkelje të rregullave nuk i hyn gjemb në këmbë!#DopiomoraliRilindist#25PrilNdryshim”, shkruan Pollo.
Tags: anti covid, genc pollo, qeveria, rregulla