Aktualitet

Politikanët, mesazhe ngushëlluese për ndarjen nga jeta të aktorit

Shkruar nga Liberale
Politikanët, mesazhe ngushëlluese për ndarjen nga jeta të

Drejtuesit e lartë politikë vednin tonë kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Guljem Radoja, i cili ndërroi jetë ditën e sotme, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Kryeministri Edi Rama bashkangjitur një fotoje të aktorit, postuar në rrjetet sociale, i jep lamtumirën Radosë që e quan mik. “Lamtumirë i dashur mik”, shkruan shkurt Rama.

Po kështu edhe presidenti Ilir Meta i shpreh ngushëllimet familjes së aktorit, teksa kujton edhe rolin e spikatur në filmin “Kush vdes në këmbë”.

"Me pikëllim të thellë mora lajmin trishtues për ndarjen nga jeta të një prej ikonave të kinematografisë dhe skenës shqiptare, artistit të madh Guljelm Radoja, i cili me veprën e Tij la gjurmë të përhershme në trashëgiminë tonë artistike, kulturën kombëtare dhe kujtesën shpirtërore të shqiptarëve.

Falë interpretimit virtuoz, talentit dhe mjeshtërisë së rrallë artistike, Guljelm Radoja u dha përjetësinë personazheve të tij, duke e lartësuar dhe e përfaqësuar denjësisht artin shqiptar, aq sa me të drejtë mund të thuhet se kinematografia shqiptare humbi sot “Petro Nini Luarasin” e saj, që aq mjeshtërisht ai e solli në filmin “Kush vdes në këmbë”.

Ashtu sikundër do të jenë të paharruara për të gjithë ne edhe dhjetëra personazhet e interpretuara prej Tij për shumë dekada.

Ngushëllimet më të ndjera për familjen Radoja dhe komunitetin e dashur të artistëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme.

Lamtumirë miku ynë i dashur!", shkruan Meta.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në statusin e saj në rrjetet sociale, teksa shpreh trishtimin për lajmin, thotë se “ikja e tij lë një tjetër vend bosh aradhën e artistëve, që e ngritën në nivelet më të larta artin e aktrimit”.

“Pas një muaji luftë për jetën, u nda prej nesh aktori fisnik Gulielm Radoja. Një portret i spikatur, me një zë të ngrohtë, gdhendës karakteresh, Radoja ishte mishërimi i talentit dhe përkushtimit.

Ikja e tij lë një tjetër vend bosh aradhën e artistëve, që e ngritën në nivelet më të larta artin e aktrimit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!”, shkruan Margariti.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar duke shprehur pikëllimin për lajmin e ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Guljelm Radoja.

“Ngushëllimet më të ndjera për familjen Radoja dhe komunitetin e dashur të artistëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme”, shkruan Meta në postimin e tij në rrjetet sociale.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH