Aktualitet

"Politikanët dhe kriminelët përjashtohen nga amnistia fiskale"

Shkruar nga Liberale
"Politikanët dhe kriminelët përjashtohen nga amnistia

Mes shumë kundërshtive nga SHBA-BE, qeveria është e vendosur për të miratuar amnistinë fiskale. Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka prezantuar sot edhe njëherë të gjitha detajet e kësaj amnistie fiskale. Kush përjashtohet nga amnistia?

“Parimet janë; Deklarimi vullnetar. Në rastin konkret tatimi i posaçëm, përjashtohen zyrtarët e lartë, të mesëm, të sotëm dhe dikurshëm, politikanët dhe familjarët e tyre. Ajo boloria e fjalëve që qarkullon vetëm për ta kontaminuar, të gjithë ata janë të përjashtuar.

Përjashtohen individët me rekorde kriminale dhe subjektet e OFL-së, verifikuar dhe pa verifikuar. Asnjë nga pasuritë e vetëdeklarauara nuk do të mund të trajtohet jashtë Shqipërisë për pesë vite” tha ai.

Te pasuritë që mund të amnistohen nuk futen vetëm shuma në të holla, por edhe sende me vlerë. Ahmetaj sqaroi edhe njëherë se “tatimi është 7% në katërt muajt e parë dhe kjo ka të bëjë edhe me urgjencën për të parë ato pasuri, që i takon buxhetit dhe ekonomisë. 10% në pesë muajt e dytë” tha ai.

Zv/ kryeministri, referuar kritikave nga partnerët tha se ndryshe nga drafti i parë, në versionin e fundit ka disa ndryshme, mes tyre “nga deklarimi pa kufi, në deri në 2 milionë jo individi por familja brenda certifikatës” tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH