Aktualitet

UNIVERSITAS hapet me: Politikanë apo ‘burra shteti’ ...

Shkruar nga Liberale
UNIVERSITAS hapet me: Politikanë apo ‘burra shteti’ ...

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “OP-ED” do të gjeni një shkrim nga Kristaq Xharo: "Politikanë apo ‘burra shteti’ ...". 

Më pas do lexoni një Analizë nga Marc Pierini & Francesco Siccardi titulluar: "Ku po shkon Turqia? 3 skenarët". 

Duke u pasur nga një OP-ED nga Guido Santevecchi me titull "Kim-Jong-un, dhjetë vite përbetimesh e hakmarrjesh në timonin e Koresë së Veriut."

Campus do gjeni "Industria e turizmit dhe sfida për partneritet me akademinë". 

Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut organizoi një workshop, në kuadër të lançimit të projektit të UET-së, “Projektimi i ofertës turistike bazuar në perspektivën e zhvillimit të qëndrueshëm", i cili u përzgjodh fitues nga Agjencia Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacion (AKKSHI). Të ftuar në këtë event ishin ekspertë dhe sipërmarrës nga industria e turizmit, të cilët ndanë me studentët e profilizuar në këtë fushë, problematikat dhe potencialet që ka ky sektor, duke u përqendruar edhe te sfidat që hasin në fushën e burimeve njerëzore.

Po ashtu do të lexoni edhe: "Takimi i parë i Rrjetit të Ekselencës në UET për 2021-2022: Jo vetëm më të mirët, por edhe më kritikët". 

Në UET u mbajt takimi i përvitshëm i Rrjetit të Ekselencës për Fakultetin e Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit dhe Fakultetin e Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Dhe për ta mbyllur sërish me një OP-ED nga Franco Venturini me titull: "Lojëra të rrezikshme me Kievin." 

Këto dhe shumë të tjera do t'i lexoni në suplementin e së shtunës së Gazetës Liberale, "Universitas". /Gazeta Liberale

 

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH