Aktualitet

Politika fiskale si mekanizëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian  

Shkruar nga Liberale
Politika fiskale si mekanizëm për integrimin e Shqipërisë

Grisejda Myslimi*

Funksionimi i politikës fiskale për vendet që duan anëtarësim në Bashkimin Europian është shumë i rëndësishëm,  pasi treguesit e duhur fiskalë çojnë në rritje ekonomike dhe stabilitet të vazhdueshëm ekonomik. Objektivi i politikës fiskale të Bashkimit Evropian është të ndërtojë një sistem të fortë dhe të shëndetshëm për koordinimin dhe pjesëmarrjen e politikave fiskale të Shteteve Anëtare.

Strategjitë që duhet të ndjekin vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian duhet të analizohen me saktësi për të pasur një integrim të shëndetshëm ekonomik. Identifikimi i variablave që ndikojnë në qëndrueshmërinë e borxhit publik është  thelbësore. Rregullat strikte të përcaktuara nga kuadri ligjor për qëndrueshmërinë e financave publike ndërmjet vendeve të eurozonës nuk janë zbatuar nga vendi ynë,  i cili duhet të marrë masa urgjente për  forcimin e financave publike. Traktati i Mastrihtit rekomandon që,  deficiti i financave publike nuk duhet të kalojë 3% të PBB-së dhe borxhi publik duhet të kufizohet në më pak se 60% të PBB-së. Harmonizimi i legjislacionit fiskal shqiptar me ligjin e BE-së duhet të konsiderohet  nga politikëbërësit.

Duke pasur parasysh se shumë vende të Ballkanit Perëndimor kanë avancuar në konsolidimin fiskal dhe kanë zbatuar reforma të konsiderueshme në shpenzimet dhe taksat qeveritare, Shqipëria duhet të marrë masa për zhdukjen e korrupsionit, minimizimin e  ekonomisë informale dhe evazionit fiskal. Gjithashtu nivelet e larta të borxhit publik ndikojnë negativisht  në ecurinë e integrimit Europian të shteteve kandidate. Niveli i borxhit publik të vendit tonë nuk ka qenë dhe nuk është në përputhje me objektivat strategjikë të SAMB. Një objektiv që duhet të vendoset nga shteti ynë për përmbushjen e kriterit të politikës fiskale është ulja e deficitit publik (buxhetor) sipas Traktatit të Mastrihtit në vlerën e referencës nga 0 në -3% të PBB-së si dhe raporti borxh ndaj PBB-së të jetë brenda kufirit prej 60%. Reforma cilësore dhe profesionale e organeve tatimore duhet të jetë gjithashtu qëllim i qeverisë sonë.

*Pedagoge në UET

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH