Aktualitet

Policia zbarkon në Peqin gjatë natës, shoqërohen dy persona

Shkruar nga Liberale
Policia zbarkon në Peqin gjatë natës, shoqërohen dy persona

(Foto ilustruese)

Një parcelë me kanabis sativa është zbuluar në një fshat të Peqinit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që parcela e mbjellë me bimë narkotike u zbulua në një kodër në fshatin Garunjë të Njësisë Administrative Përparim në Bashkinë e Peqinit.

Mësohet se, policia ka shoqëruar dhe dy persona që ndodheshin pranë parcelës së mbjellë me rreth 300 bimë narkotike. Në këtë zonë edhe gjatë viteve të kaluara janë evidentuar raste të kultivimit të kanabis sativa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH