Aktualitet

Policia zbardh vrasjen në Shkodër, shpallet në kërkim 28-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Policia zbardh vrasjen në Shkodër, shpallet në kërkim

Policia e Shkodrës ka zbardhur ekzekutimin e 32-vjeçarit Endri Mustafa, i cili u gjet i pajetë një ditë më parë në një zonë të pyllëzuar në lagjen Guerrile.

Autori kryesor i vrasjes, sipas policisë është shtetasi Ibrahim Lici, 28 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Ndërsa në krim sipas hetimeve, mësohet se është përfshirë edhe një i mitur. Ky i fundit, është vënë në pranga dhe sipas bluve, është shtetasi Ergys Malja, 15 vjeç cili dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Lici kanë vrarë me armë zjarri Endri Mustafën.

Njoftimi nga policia e Shkodrës:

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët të Hetimit të DVP Shkodër dhe të Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në bazë të provave të grumbulluara u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 28 vjeç banues në lagjen Guerrile, Shkodër, i dyshuar si autor i vrasjes së shtetasit E. M.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi i mitur E. M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin e lartpërmendur kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E. M.

Po gjatë veprimeve hetimore dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Edison Arazi, 26 vjeç banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit I. L., në ngarkim të shtetasit E. M. për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, si dhe në ngarkim të shtetasit E. A. për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH