Aktualitet

Policia Rrugore paralajmëron shoferët dhe kërkon ndihmën e qytetarëve

               Publikuar në : 16:51 - 27/10/19 liberale

Duke pasur parasysh aksidentet e fundit autombilistike, Policia Rrugore ka paralajmëruar qytetarët që kenë më shumë kujdes, pasi do të bëjë çdo gjë të mundur për rritjen  e sigurisë rrugore.

Më tej, policia kërkon ndihmën qytetarëve që të jo vetëm të respektojnë rregullat, por edhe të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast shkeljeje.

Njoftimi i policisë

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, për të arritur i sigurt në destinacion.

Përgjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Policia Rrugore duke përdorur mjete dhe punonjës civil e të uniformuar, ka konstatuar në të gjithë vendin qindra shkelje nga më të lehtat e deri tek ato që janë rrezik potencial për jetën e përdoruesëve të rrugës, nga të cilat, 432 masa administrative vetëm për parakalime të gabuara në të gjitha akset rrugore të vendit.

Policia Rrugore do të përdorë të gjitha format, mënyrat e kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Policia Rrugore nisur dhe nga aksidentet e fundit, këshillon të gjithë përdoruesit e mjeteve dhe motomjeteveve, ciklistët dhe këmbësorët, të tregojnë më shumë kujdes gjatë lëvizjes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo shkelje të Kodit Rrugor, sepse vetëm duke bashkëpunuar ne mund të parandalojmë aksidentet rrugore dhe të garantojmë të gjithë bashkë një mjedis të sigurtë.

#SiguriaRrugoreDetyrëeTëGjithëve/Gazeta Liberale

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, për të arritur i sigurt në destinacion.Përgjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Policia Rrugore duke përdorur mjete dhe punonjës civil e të uniformuar, ka konstatuar në të gjithë vendin qindra shkelje nga më të lehtat e deri tek ato që janë rrezik potencial për jetën e përdoruesëve të rrugës, nga të cilat, 432 masa administrative vetëm për parakalime të gabuara në të gjitha akset rrugore të vendit.Policia Rrugore do të përdorë të gjitha format, mënyrat e kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.Policia Rrugore nisur dhe nga aksidentet e fundit, këshillon të gjithë përdoruesit e mjeteve dhe motomjeteveve, ciklistët dhe këmbësorët, të tregojnë më shumë kujdes gjatë lëvizjes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo shkelje të Kodit Rrugor, sepse vetëm duke bashkëpunuar ne mund të parandalojmë aksidentet rrugore dhe të garantojmë të gjithë bashkë një mjedis të sigurtë.#SiguriaRrugoreDetyrëeTëGjithëve

Gepostet von Policia Rrugore am Sonntag, 27. Oktober 2019

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back