Globi

Policia qëllon 95-vjeçaren në shtëpinë e të moshuarve

Shkruar nga Liberale
Policia qëllon 95-vjeçaren në shtëpinë e të

Policia në Australi ka nisur një hetim pasi një grua 95-vjeçare u plagos rëndë kur oficerët përdorën një armë elektrike mbi të, në shtëpinë e të moshuarve ku ajo jeton.

Gruaja 95-vjeçare, e cila vuan nga demenca, besohet se është parë duke mbajtur një thikë në shtëpinë e të moshuarve Yallamboo Lodge në qytetin Cooma, 300 km në jug-perëndim të Sidneit. Policia u përpoq ta çarmatoste para se të përdorte armën mbi të.

Ajo tani po lufton për jetën në spital, sipas Daily Telegraph.

Policia e NSW tha se kishte nisur një hetim për "incidentin serioz", gjetjet e të cilit do të shqyrtoheshin nga një autoritet i pavarur.

Transmetuesi shtetëror i Australisë ABC raportoi se gruaja po mbante një thikë kur ajo ishte plagosur.

Shtëpia e të moshuarve, nga ana e saj, konfirmoi incidentin, por nuk pranoi të bënte ndonjë koment të mëtejshëm.

"Ne nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm në këtë moment pasi hetimi është në vazhdim dhe për respekt të të gjithë të përfshirëve në incident," vuri në dukje një zëdhënës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH