Partia Demokratike ka denoncuar veprimet e policisë ndaj banorëve protestues të Unazës së Re. Sipas selisë blu, zona e Unazës së Re është e mbushu me punonjës policie civil, ndërsa thekson se po kryen arrestime pa asnjë motiv.
Po ashtu, PD shprehet se policia ka arrestuar operatorin e Shijak TV, Ledio Gunin, pasi po filmonte veprimet e policisë ndaj qytetarëve.
Banorët e Unazës së re protestojnë kundër projektit i cili prek banesat e tyre. Ata janë shprehur gjatë protestave që janë zhvilluar prej disa muajsh, se nuk do të lejojnë shembjen banesave.