Aktualitet

Policia nis kontrollet për parandalimin e shitjes së fishekzjarreve

Shkruar nga Liberale
Policia nis kontrollet për parandalimin e shitjes së fishekzjarreve

Policia e Shtetit ka lajmëruar nisjen e kontrolleve dhe inspektimeve për rë parandaluar shitjen e fishekzjarreve, përdorimi i të cilave është i ndaluar me ligj.

Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili, në një deklaratë për mediat njoftoi se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano në të gjithë vendin do të ndëmerren masa në kuadër të festave të fundvitit.

Shtimin e kontrolleve çdo ditë, për verifikimin e aktivitetit të subjekteve të licencuara dhe njësive që tregtojnë fishekzjarrë, nëse i tregtojnë ato sipas përcaktimeve “Artikuj të lejuar e të ndaluar”;

Rritjen e cilësisë së kontrolleve, duke bashkëpunuar me institucionet e tjera përgjegjëse, kryesisht me Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), për magazinimin dhe tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, në funksion të parandalimit të shkeljeve dhe ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin, si dhe për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shkelin rregullat e magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve;

Në koordinimin e veprimeve ndërmjet ndihmësspecialistëve të Policimit në Komunitet/SPZ, Patrullave të Përgjithshme, Policisë Kriminale, me pushtetin lokal dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen në kohë të çdo paligjshmërie që shfqet në territor dhe që cenon rendin e sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Strukturat vendore të Policisë, në bashkëpunim me shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), do të hartojnë plane të përbashkëta inspektimi dhe kontrolli të befasishëm në të gjitha subjektet e licencuara për magazinimin, tregtimin dhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve”, tha Ylli Vasili.

Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet tregtare që të mos tentojnë të fusin dhe të tregtojnë lëndë piroteknike e fishekzjarrë në mënyrë të kundërligjshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH