Aktualitet

Policia nis hetim disiplinor ndaj oficerëve që paditën Pjerin Ndreun

Shkruar nga Liberale
Policia nis hetim disiplinor ndaj oficerëve që paditën Pjerin

Policia e Lezhës ka nisur hetim disiplinor ndaj efektivëve, të cilët paditën kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu se i pengoi që të ushtronin detyrën, pasi në një ambient biznesi në Shëngjin vendoste muzikë me zë të lartë jashtë orarit të lejuar.

Përmes një shkrese, efektivët e Policisë që kanë qenë në atë patrullë janë njoftuar se janë vendosur nën akuzën e dështimit të ushtrimit të detyrës së tyre.

Më datë 24.06.2021, rreth orës 23: 13 minuta patrulla e Policisë e turnit të tretë e Policisë Shëngjin, e përbërë nga punonjësit e Policisë, në Shëngjin pranë hotelit, ka konstatuar se gjenerohet muzikë me volum të lartë, gjë kjo që bie ndesh me aktin normativ nr/ 23 datë 26.05.2021.

Për këtë konstatim ky shërbim ka njoftuar me telefon eprorin e drejtpërdrejtë, duke e sqaruar atë, se në këtë lokal është një aktivitet i Bashkisë Lezhë ku është i pranishëm dhe kryetari i Bashkisë Lezhë dhe disa ambasadorë.

Eprori i drejtpërdrejtë i tyre iu ka komunikuar nëpërmjet telefonit se duke qenë përpara faktit ku në atë ambient zhvillon një aktivitet kryetari i Bashkisë Lezhë, hartoni procesverbalin mbi kundërvajtjen administrative të evidentuar në moment sipas ligjit dhe lëvizni prej aty.

Jo vetëm që keni kundërshtuar urdhrin e dhënë në telefon nga eprori i drejtpërdrejtë, por keni vazhduar të qëndroni në ambientet e lokalit duke insistuar që të ndërpritej aktiviteti që po zhvillohej nga kryetari i Bashkisë Lezhë duke komunikuar jashtë etike qytetare dhe policore. Në rastin konkret ju jeni njëri nga punonjësit e Policisë që keni qenë prezent dhe keni dështuar në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara”, thuhet në shkresën e Policisë së Lezhës për efektivët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH