Aktualitet

Policia ndalon 2 të shpallur në kërkim, ja pse ishin dënuar

Shkruar nga Liberale
Policia ndalon 2 të shpallur në kërkim, ja pse ishin dënuar

Policia e Durrësit njofton se janë ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

G. D., 46 vjeç, banues në Sukth, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

G. K., 32 vjeç, banues në fshatin Picrrakë, Krujë, sepse Gjykata e Apelit Tiranë i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH