Globi

Policia mësyn në televizion pas skandalit të dhunës në emisionin “It’s my home”

Shkruar nga Liberale
Policia mësyn në televizion pas skandalit të dhunës në

Pas videos virale të programit “It’s my home” që qarkulloi kudo në internet, ka reaguar menjëherë policia. Tashmë është hapur hetimi për veprat “sulm dhe kanosje” ndaj pjesëmarrësit (Anxhelo) të reality show “It’s my home”.

I njëjti goditi një tjetër banore brenda atij formati, që transmetohet në televizionin “First Channel”.

Për rastin në fjalë ka folur edhe zëdhënësja e PK-së për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me ngjarjen në fjalë, pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe intervistimit të disa personave, policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hap rast për veprat sulm dhe kanosje”, thotë Ahmeti.

Videoja virale në rrjet, tregon një konkurrente të programit e cila është dhunuar. Ajo ka qenë duke bërë një debat kur më pas është goditur me shapkë nga një banor i shtëpisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH