Aktualitet

Policia merr masa për përshkallëzimin e protestës para Kuvendit, Berisha bën lëvizjen e fundit nga selia e PD-së

Shkruar nga Liberale
Policia merr masa për përshkallëzimin e protestës para

Një orë para protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe opozita, duket se po bëhen përgatitjet e fundit, si nga partitë politike ashtu edhe nga qeveria e policia.

Berisha ka mbledhur në selinë e PD grupin parlamentar, ku në fokus do jetë protesta e orës 17:00. Deputetët do të diskutojnë për skenarin e protestës dhe veprimet që do të ndërmerren në rast se nuk lejohen të flasin në parlament.

Në orën 17:00 kur nis dhe seanca plenare, demokratët do të protestojnë jashtë sallës së seancave. Policia e Shtetit ka intensifikuar masat e sigurisë para Kuvendit. Duke qenë se nuk dihet si do të shkojë mbarëvajtja e protestës, furgonat e Policisë kanë rrethuar institucionin, ndërsa është dërguar edhe një autobot.

Po ashtu, janë marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 15:00 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “George Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH