Aktualitet

Policia konfirmoi vdekjen, reagojnë familjarët e 49-vjeçarit

Shkruar nga Liberale
Policia konfirmoi vdekjen, reagojnë familjarët e 49-vjeçarit

Policia bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi për mediat se 49-vjeçari i marrë peng në 17 janar, ka humbur jetën.

Edhe pse trupi i tij nuk është gjetur ende, familja ka hapur dyert e mortit. Kunati i Jak Prengës, Mark Suli, burri i motrës së viktimës, në një prononcim për ‘News 24’, ka thënë se janë njoftuar nga policia për fundin tragjik të familjarit.

“Policia na thirri mbreme e na tha se ai nuk jeton me. “Nuk i njohim te arrestuarit, as ne as personi qe eshte marre peng, as ka pasur asnje lloj llogarie me ta. Shteti te gjeje trupin sa me shpejt dhe ta sjelle ate ne shtepi. Autoret te vihen para drejtesise”- ka thënë ai./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH