Aktualitet

Policia jep detajet nga aksidenti i rëndë në Tiranë: 3 të plagosur në spital

Shkruar nga Liberale
Policia jep detajet nga aksidenti i rëndë në Tiranë: 3

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pranë pallateve Shallvare në kryeqytet, ku një autobus është përplasur me disa makina.

Sipas policisë, kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

"Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.", njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH