Globi

Policia italiane kap “mat” shqiptarin/ Në banesën e tij i gjenden 30 kg drogë

Shkruar nga Liberale
Policia italiane kap “mat” shqiptarin/ Në banesën e tij i

Policia italiane ka vënë në pranga tre persona, për posedim të 30 kg marijuanë, mes tyre edhe një 28-vjeçar shqiptar.

Mbrëmjen e 20 tetorit, Policia italiane vendosi të kontrollojë një rrugë banimi në komunën e Ardeas për shkak se disa lëvizje të çuditshme u vunë re, prandaj dhe vendosën të hetonin. Ata kanë vënë re në rrugë të riun shqiptar dhe kanë vendosur ta kontrollojnë atë dhe banesën e tij për shkak të nervozizmit të tij.

Në bastisjen e shtëpisë së shqiptarit, u gjetën edhe 5 persona të tjerë, 3 meshkuj italianë dhe dy femra, një italiane dhe një bullgare. Policia sekuestroi rreth 30 kg marijuanë të ndara në pako nga 5 kg secila, brenda të cilave lënda ishte e paketuar në blloqe 100 gramësh.

Gjithashtu u gjet material i dobishëm për paketimin dhe peshimin e dozave dhe parave cash, që mendohet se janë të ardhura të veprimtarisë së mëparshme të paligjshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH