Aktualitet

Policia italiane i ngre tabelën, të rinjtë shqiptar hedhin vazon...

Shkruar nga Liberale
Policia italiane i ngre tabelën, të rinjtë shqiptar hedhin

Dy të rinj shqiptarë janë bërë protagonistë në Itali. Mediat e huaja shkruajnë, se në momentin që policia ka ngritur tabelën për të ndaluar makinën që gjendeshin dy të rinjtë, këta të fundit refuzuan, madje shtuan gazin.

Por gjatë këtij momenti, ata kanë hedhur nga dritarja një kavanoz, brenda së cilës kishte 18 doza kokaine. Arrestimi i të rinjve shqiptarë, të dy të moshës 21 vjeç, është bërë disa momente më pas.

Ata janë justifikuar duke thënë se e shtuan shpejtësinë, pasi kishin frikë se kishin shkelur sanksionet e vendosura për COVID-19, por kur policia i tregoi se kishte gjetur dozat e kokainës, ata kanë mbetur pa fjalë. Në atë moment policia ushtroi një kontroll ku në xhepin e njërit prej tyre u gjetën dhe sekuestruan 190 euro, ndërsa në shtëpinë e 21-vjeçarit tjetër u gjetën 2,800 euro, shkruajnë mediat fqinje.

Shumat e parave u sekuestruan të gjitha sepse konsiderohen të ardhura nga trafiku i drogës. Ndërkohë të dy shqiptarët u arrestuan, si dhe u gjobitën për të rregullave anti Covid.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH