Kosova

Policia i sekuestroi armë e municione, arrestohet një person në Podujevë

Shkruar nga Liberale
Policia i sekuestroi armë e municione, arrestohet një person në

Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion në një fshat të Podujevës, ku është arrestuar një person si dhe janë sekuestruar armë e municione.

Sipas Policisë, i arrestuari dyshohet për “trafikim me armë”.

“Gjatë këtij operacioni policor është kontrolluar një shtëpi banimi dhe janë sekuestruar provat/dëshmitë materiale si në vijim: Dy (2) armë të shkurta (revole), një (1) armë e gjatë (ajrore), njëzet e pesë (25) fishekë, dhjetë (10) krehër të karikatorit (për armë të gjata), një (1) kuti e mbushur me barut dhe një sasi e predhave sferike për fishekë të gjuetisë, pajisje për shtypjen (gravim) të shkronjave dhe numrave në armë (metal).”– thuhet në njoftimin e Policisë, raporton KosovaPress.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH