Kronikë

Policia e Përmetit shpëton 23 turistë gjermanë, polakë e francezë

Shkruar nga Liberale
Policia e Përmetit shpëton 23 turistë gjermanë, polakë

Policia e Përmetit ka mundur të shpëtojë 23 turistët e huaj, të cilët u bllokuan në “Kanionin e Langaricës”.

Turistët gjermanë, polakë, e francezë mbetën të bllokuar si pasojë e motit të keq, pasi niveli i të ujit të lumit u rrit si shkak i prurjeve nga shiu, duke e bërë të vështirë vazhdimin e mëtejshëm të udhëtimit të tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pasi kanë marrë njoftimin menjëherë janë nisur në drejtim të kësaj adrese, bashkë me shërbimet e zjarrfikësve.

Pavarësisht reshjeve të shumta të shiut, dhe pas disa orësh kërkime shërbimet e Policisë kanë gjetur turistët në vendin ku kishin mbetur të bllokuar.

Ata janë shoqëruar për në Përmet dhe iu është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore, e aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Turistët kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për humanizmin dhe për ndihmën që iu ofruan.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH