Aktualitet

Policia e Kosovës: Arrestohet një serb i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në veri

Shkruar nga Liberale
Policia e Kosovës: Arrestohet një serb i dyshuar për sulmin ndaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it.

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, bëhet fjalë për të dyshuarin serb me inicialet N.O, i njohur si “Nemac” dhe “Rusi”.

Ai është me vendbanim në veri të Mitrovicës ndërsa është arrestuar në orët e paradites.

“Arrestimi dhe shoqërimi i të dyshuarit në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH