Aktualitet

Policia e Fierit, gjoba për 3279 drejtues mjetesh dhe 15 në pranga

Shkruar nga Liberale
Policia e Fierit, gjoba për 3279 drejtues mjetesh dhe 15 në pranga

Policia Rrugore e qarkut Fier ka arrestuar 15 drejtues mjetesh, të cilët akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit. Nga kontrollet e ushtruara në muajin gusht, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë muajit gusht janë proceduar administrativisht gjithsej 3279 drejtues mjetesh.

Konkretisht janë vendosur:

•145 masa administrative për pasagjerë jashtë vendeve të caktuara, për shkelje të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020;

• 1177 masa për parakalime të gabuara;

• 566 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

• 194 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

• 1197 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë janë dërguar në OASH 221 drejtues mjetesh, 23 prej tyre për përdorim të pijeve alkoolike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH