Aktualitet

Policia e Durrësit kontroll të befasishëm në banesën e 28-vjeçarit, i zbulohen armë dhe municione

Shkruar nga Liberale
Policia e Durrësit kontroll të befasishëm në banesën e

Policia e Durrësi falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, ka vënë në pranga një 28-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, atyre që transportojnë dhe shpërndajnë lëndë narkotike apo qarkullojnë e mbajnë armë zjarri pa leje, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët për një shtetas që mbante armë zjarri, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit Silvestër Grillo në lagjen nr 2.

Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një sasi munucioni luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Silvestër Grillo, 28 vjeç, banues në lagjen nr.2, Durrës dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, amëve shpërthyese dhe municionit‘’.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH