Aktualitet

Policia dhe FNSH aksion në Vlorë, kontrolle edhe në Selenicë e disa fshatra

Shkruar nga Liberale
Policia dhe FNSH aksion në Vlorë, kontrolle edhe në Selenicë

Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë një aksion mbrëmjen e sotme (17 shtator 2023) për të arrestuar personat e shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”.

FNSH po kryen kontrolle në Vlorë, Selenicë dhe në disa fshatra të Lumit të Vlorës.

Nga 90 urdhërarreste të firmosura në kuadër të këtij operacioni në Vlorë u ekzekutuan 69 ndërsa 21 janë ende në kërkim.

Në kuadër të megaoperacionit të nisur prej 14 shtatorit 2023 deri tani janë arrestuar 233 persona. Drejtori i Policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku deklaroi atë ditë se janë shkatërruar ë të 23 grupeve kriminale të cilët shisnin drogë në vendet afër shkollave apo lokale e blloqe banimi. Megaoperacioni u zhvillua në 5 qarqe të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH