Aktualitet

Policia dhe agjentët e BKH-së zbarkojnë në Elbasan, aksion për kapjen e Suel Çelës, kontrolle në banesën e tij dhe tregun Agroushqimor

Shkruar nga Liberale
Policia dhe agjentët e BKH-së zbarkojnë në Elbasan, aksion

Forca të shumta policore dhe agjentë të BKH-së kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Elbasan për kapjen e të shumëkërkuarit Suel Çela, i akuzuar për disa ngjarje kriminale.

Uniformat blu kryen kontrrolle në tregun agroushqimor dhe në shtëpinë e Çelës. Ende nuk dihet nëse Çela është gjetur apo arrestuar pasi policia është e rezervuar në dhënien e informacionit.

Kujtojmë se në maj të vitit 2022 Suel Çela u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Çela akuzohet se ka porositur atentatin e  dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente pikërisht bashkëpunëtori i dejtësisë, Dumani.

Sipas SPAK, Çela ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial, e mbetur në tentativë.  Ai rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH