Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Por ndryshe nga herët e tjera, sot kanë zbarkuar në Unazë të Re forca të shumta policie.
Banorët, shumica e të cilëve kanë qenë gra dhe fëmijë, kanë protestuar paqësisht për mos shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre.
Kujtojmë gjatë këtyre ditëve janë arrestuar 6 banorë protestues, 3 prej të cilëve kanë mbetur në qeli./Gazeta Liberale