Aktualitet

Policia “blindon” kryeqytetin për finalen e Conference League, këto janë masat e marra

Shkruar nga Liberale
Policia “blindon” kryeqytetin për finalen e Conference League,

Policia e shtetit ka hartuar planin e masave për finalen e Conference League që do të zhvillohet në datë 25 maj në “Air Albania” në Tiranë mes Romës dhe Fejnordit. “Janë zhvilluar disa trajnime me përfaqësues të UEFA-s. Është kërkuar rritja e nivelit profesional.

Do të ketë dy “fan zone” për tifozët e Romës te Amfiteatri te Liqeni Artificial dhe për Fejnordin te “Murat Toptani” te pedonalja. Ekipet dhe tifozët do të shoqërohen me eskortë nga Rinasi në hotel dhe kthimi. Garantimi i rendit në dy “fan zonat” dhe largimi. Ditën e ndeshjes do të kufizohet qarkullimi në disa rrugë” tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH