Aktualitet

Policia arreston shoferin që përplasi me makinë dy vëllezërit, njëri vdiq në vend

Shkruar nga Liberale
Policia arreston shoferin që përplasi me makinë dy

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i cili duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin R. Sh. dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, për një aksident rrugor, ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, falë një pune intensive hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. T., 29 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". Ky shtetas në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH