Aktualitet

Policia apel prindërve: Shmangni grumbullimet jashtë shkollave

Shkruar nga Liberale
Policia apel prindërve: Shmangni grumbullimet jashtë shkollave

Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka ka dhënë një deklaratë për mediat me rastin e fillimi të vitit të ri shkollor.

Nga ambientet e drejtorisë së policisë, Loka pohoi se në shkolla do të ketë rritje të numrit të efektivëve. Po ashtu ai iu bëri apel prindërve që të shmangin grumbullimet jashtë ambienteve të shkollave.

“Në të gjitha ambientet e jashtme të shkollave do të ketë prani të patrullave të policisë. Prezenca e policisë nuk do të jetë vetëm për ruajtjen e sigurisë, por dhe për mbarëvajtjen e rregullave. Prindërit kanë detyrim ligjor, pavarësisht se do të shoqërojnë fëmijët në shkolla, duhet të respektojnë distancimin social.”, tha Loka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH