Aktualitet

Policia: 6 mijë gjoba në një javë dhe 28 shoferë të arrestuar

Shkruar nga Liberale
Policia: 6 mijë gjoba në një javë dhe 28 shoferë

Policia rrugore e Tiranës njofton se ka marrë të reja për të parandaluar aksidentet rrugore.

Si rrjedhojë e kontrolleve gjatë orëve të fundit, janë proceduar dhe arrestuar 28 drejtues mjetesh.

Gjatë kontrolleve të shtuara janë pezulluar 192 leje drejtimi, nga të cilat: 56 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 100 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 36 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Blutë njoftojnë gjithashtu se janë vendosur 6.178 gjoba, mesatarisht 883 masa në ditë. Në tërësi janë bllokuar 32 mjete.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH