Aktualitet

Polici tregon çfarë ndodhi mes kolegëve Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

Shkruar nga Liberale
Polici tregon çfarë ndodhi mes kolegëve Ludian Zaimit dhe

Detaje të reja se si ndodhi vrasja e efektivit të policisë nga kolegu i tij brenda në komisariatin nr.3. News24 zbardh dëshminë e një prej kolegëve te 25-vjeçarit Ludjan Zaimi.

“Kur ndodhi ngjarja unë kam qenë në pjesën e oborrit të komisariatit. Në ato momente Caush Saliasi ishte te shkallët dhe ishte duke dredhur një cigare.

I fola Caushit dhe u përshëndetëm me njëri-tjetrin. Në këtë çast Ludjan Zaimi doli nga klasa dhe erdhi pas meje dhe unë e pyes si je dhe pse je i mërzitur?

Më tha: Nuk kam asgjë, por hapu dhe shtyhu pak pas. Unë i them pse, por ai ngul këmbë dhe më thotë sërish, shtyhu pas shtyhu.

Në atë moment ai nxjerr armën e shërbimit dhe i them çfarë po bën kështu, por ai nuk u kthye dhe u drejtua me armën në dorë drejt Caush Saliasit dhe i thotë këtij të fundit “Tani do të sqarohemi bashkë”.

Menjëherë Caush Saliasi u ngrit në këmbë dhe u fut te klasa qe t’i shmangej, por Ludian Zaimi e qëlloi me armën e shërbimit, edhe pse Caushi ra në tokë, Ludiani e qëlloi sërish dhe herë të tjera”, përfundon dëshminë polici me iniciale K.Q.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH