Aktualitet

Polici hidhet “me kokë” për të kapur kriminelin

Shkruar nga Liberale
Polici hidhet “me kokë” për të kapur kriminelin

Pas tri ditësh në arrati, autoritetet në Ohajo, SHBA, më në fund arritën të kapnin një person që u largua nga salla e gjyqit gjatë seancës në ngarkim të tij. Nickolaus Garrison ishte në gjyq nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe u shpall fajtor për mbajtje të metamfetaminës në sasi të konsiderueshme.

Por në momentin që po mbahej seanca, 33-vjeçari i shpëtoi vëmendjes së policëve në sallë dhe arriti të largohet. E gjithë ngjarja u kap nga kamerat e sigurisë, ku shihet një prej efektivëve që hidhet “me kokë” nga shkallët për ta kapur, por nuk ia del dhe teksa përplaset në shkallë dëmtohet rëndë. Më vonë, u konfirmua se efektivi kishte thyer katër brinjë.

Të premten në mëngjes, Garrison u kap teksa po fshihej në një motel dhe tani rrezikon dënim edhe më të rëndë për shkak të arratisjes.

https://youtu.be/mSWjdYpylAc

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH