Aktualitet

Poliçani në izolim total, kryabshkiaku: Ja si e pritën qytetarët

Shkruar nga Liberale
Poliçani në izolim total, kryabshkiaku: Ja si e pritën

Pacienti zero në Poliçan është shëruar nga koronavirusi dhe ka lënë spitalin. Në një intervistë për Abc News, kryebashkiaku Adriatik Zotka foli për situatën dhe izolimin që iu bëri banorëve.

Kryebashkiaku tha se u detyrua të marrë këtë vendim, pasi në qytet janë 800 të sëmurë kronikë me probleme në mushkëri. Madje ai thekson se kanë gjetur gjuhën e përbashkët me qytetarët, dhe deri më tani nga policia nuk është vendosur asnjë gjobë.

"E morëm këtë masë sepse kemi 800 të sëmurë kronikë nga mushkëria. E dyta ishte se qyteti jonë është i vogël dhe kemi kontakte me të gjithë. Momentin e parë që u konfirmua i moshuari me covid, nisi gjurmimi me konstatimin e rastit ne bëmë gjurmimin. Brenda 24 orëve u morën tamponë

Ne e bëmë në harmoni me njëri tjetrin. Çdo pjesëtar i një familje të shkonte të merrte ushqime për 1 javë ose më shumë.

Morëm masat për furnizimin normal dhe kjo erdhi në konsensus me gjithë qytetarët. Patëm mirëkuptim dhe policia nuk ka vendosur asnjë gjobë të vetme. Ne jemi aty një familje e madhe dhe i dimë hallet e njëri-tjetrin. Ajo që na shqetëson më shumë është edhe problemi ekonomik. Ne këtë sfidë kemi përpara paralel me covid", tha kryebashkiaku./Gazeta Liebrale

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH