Medium Personazhe

Poetja e inaugurimit të Biden: Jeta ime ndryshoi në 6 minuta

               Publikuar në : 19:03 - 30/03/21 liberale

Poetja Amanda Gorman, e njohur për publikun amerikan pas poezisë që shkroi dhe interpretoi gjatë inaugurimit të presidentit Joe Biden, ka rrëfyer për BBC eksperiencën e saj.

“Jeta ime ka ndryshuar në gjashtë minuta, unë ende duhet të mësohem. Por nëna ime, motra ime binjake më bëjnë të mbaj këmbët në tokë, ato janë shkëmbinjtë e mi”.

“Edhe qeni im Lulu më sjell përsëri me këmbë në tokë, për të unë jam akoma i njëjti person” shtoi me  shaka Gorman.

Ajo recitoi poezinë “The hill we climb” dhe u bë poetja më e re në historinë e vendit që ka marrë pjesë në këtë ngjarje.

Poezia e Gorman, e frymëzuar nga dhuna brenda dhe jashtë Kapitolit me 6 janar, ditë kur brenda po bëhej ceremonia e inagurimit.

“Unë e zgjodha titullin vetëm kur e mbarova, për ditë me radhë në dokumentet në kompjuterin tim e kisha titulluar “Poezia Inauguruese”, tha poetja e re, e cila falënderon sërish të ëmën për mbështetjen dhe inkurajimin që i ka dhënë.

“I detyrohem nënës sime dhe grave të tjera të me ngjyrë në jetën time, për dhuratën e të shprehurit atë që mendoj. Nëna ime gjithmonë më ka inkurajuar për zërin tim,” tha Gorman, duke kujtuar se kur ishte në shkollë ajo ishte në gjendje të mbrohej nga bulizmi dhe për të vlerësuar personalitetin e saj, nëna e saj do të organizonte një festë të vogël për të.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back