Aktualitet

Po zihej me gruan, Policia italiane ndërhyn por ja çfarë zbulon

Shkruar nga Liberale
Po zihej me gruan, Policia italiane ndërhyn por ja çfarë zbulon

Një 30- vjeçar shqiptar në Ravenna të Italisë është zbuluar rastësisht nga Policia në banesë pasi po zihej me gruan.

Policia ndërhyu për të shuar grindjen e ashpër mes bashkëshortëve, por pas kontrollit të banesës shqiptarit iu zbuluan 285 gram kokainë dhe armë të vjedhur.

Po ashtu shqiptari kishte dhe 4 mijë e 400 euro të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm të cilat iu sekuestruan.

Ai u dërgua në burgun e Ravennas dhe ndodhet në arrest me burg.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH