Aktualitet

Po udhëtonte me motor, 46-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje me eskavatorin

Shkruar nga Liberale
Po udhëtonte me motor, 46-vjeçari shqiptar aksidentohet për

Një 46-vjeçar shqiptar, i cili drejtonte një motoçikletë, ka humbur jetën pasi është përplasur me një ekskavator.

Aksidenti ka ndodhur herët pasditen e së hënës në autostradën Rizomylos-Koroni, pranë Episkopisë. Drejtuesi i mjetit me banim në Messina, ishte nisur drejt Rizomylo.

Sipas dëshmive të deritanishme, ai nuk ka pasur kohë për të reaguar dhe përplasja ka qenë e pashmangshme.

Drejtuesi 38-vjeçar i ekskavatorit u arrestua nga efektivët e policisë së repartit Messini të cilët po kryejnë hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit dhe pritet të dërgohet në prokurori.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH