Aktualitet

Po troket vala e të nxehtit afrikan, ditët e fundjavës si në korrik

Shkruar nga Liberale
Po troket vala e të nxehtit afrikan, ditët e fundjavës si në

Vera do të vijë më herët këtë vit. Alarmin e super-temperaturave ngrenë meteorologët italianë.

Në ditët në vijim priten temperatura rekord deri në 35 gradë . Në fakt, vera ka ardhur më herët dhe të gjithë e kemi vënë re: temperaturat verore po prekin zona të ndryshme të rajonit tonë prej disa ditësh.

Ekspertët italianë thonë se anticikloni afrikan do të prekë gjithnjë e më shumë Italinë dhe Ballkanin në ditët në vijim. Pritet që të mërkurën të bien disi temperaturat, kur rrymat përkohësisht më të ftohta nga Lindja do të favorizojnë disa rrebeshe ose stuhi. Kështu pritet  një rënie e pjesshme termike veçanërisht në anën e Adriatikut. Megjithatë, nga e enjtja do të shohim stabilitet pothuajse absolut me shumë diell deri në fundjavë. Temperaturat në zona të caktuara  pritet të shkojnë mbi 30 ° C deri në 33-35° C midis të shtunës dhe të dielës. Moti do të jetë më i freskët përgjatë bregdetit, për shkak të erërave detare. Pra, ndonëse herët kjo fundjavë e duhur për plazh.

Javën tjetër, të paktën në pjesën e parë, në vend të kësaj mund të shihen disa shira. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH