Aktualitet

“Po thotë gjëra të pavërteta!”, NBC i ndërpret fjalën Donald Trump

Shkruar nga Liberale
“Po thotë gjëra të pavërteta!”, NBC i

Teksa Presidenti i SHBA, Donald Trump, po deklaronte në konferencën e tij live këtë të mërkurë se një mashtrim i madh po i bëhet popullit amerikan dhe se ai do të luftojë për zgjedhjet në Gjykatën Supreme, rrjeti NBC vendosi t’ja ndërpriste fjalën.

Trump deklaroi se “Ne i fituam këto zgjedhje” dhe më pas shtoi se milliona qytetarë votuan për të, ndërkohë që sipas tij një grup njerëzish po përpiqet që të hedhë poshtë këtë rezultat.

“Ne po përgatiteshim për një festë të madhe. Po fitonim gjithçka, por papritur çdo gjë u anulua”, tha ai.

Gazetarja e NBC, Savannah Guthrie u shpreh se “Ka pasur disa deklarata që janë të pavërteta. Presidenti ka përmendur disa shtete si Georgia ku thotë se po fiton, apo se nuk ka ndonjë mënyrë që ta kapin në Pensilvani, por fakti është se ato shtete nuk kanë arritur të numërojnë të gjitha votat e tyre.”

Deri më tani rivali i Trump, Joe Biden, është duke udhëhequr garën për zgjedhjet presidenciale. Megjithatë është herët për të diskutuar mbi rezultatet përfundimtare pasi shumë shtete të rëndësishme nuk kanë përfunduar akoma numërimin./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH