Aktualitet

Po raportonte kreu i SHISH, Salianji ngre tonet, pas sherrit ndërpritet mbledhja e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare

Shkruar nga Liberale
Po raportonte kreu i SHISH, Salianji ngre tonet, pas sherrit ndërpritet

Ka nisur mes debatesh mbledhja e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare.

Teksa pritej zhvillimi i seancës dëgjimore me Drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, mbledhja e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, deputetët demokratë kanë kërkuar fjalën për procedurë, por nuk janë lejuar nga kryetari i Komisionit, Nasip Naço.

Kjo gjë shkaktoi debat mes deputetësh duke çuar dy herë në shkëputje nga 5 minutash të punimeve të komisionit.

Naço ka hedhur me votë vendimin për zhvillimin e seancës dëgjimore me dyer të mbyllura, pa prezencën e mediave, për dhënie informacioni konfidencial me deputetët duke hasur në kundërshti nga ana e opozitës.

“Respekto procedurën dhe ligjin. Respekto rregulloren dhe Kushtetutën. Na jep fjalën, mos e hidh në votë si do jetë mbledhja me dyer të hapura apo të mbyllura. Se bëni dot si doni ju”, tha Salianji.

Pasi mazhoranca votoi pro zhvillimit të seancës me dyer të mbyllura, deputetët e opozitës paralajmëruan se nuk do lejonin vijueshmërinë normale të mbledhjes.

Kreu i Komisionit vendosi se deputetët të cilët nuk kanë certifikatën e sigurisë në përputhje me ligjin, nuk do të lejohen të jenë pjesë e kësaj mbledhje.

“Seanca do vazhdojë me ata që kanë certifikatën e sigurisë në përputhje me ligjin, unë personalisht nuk e shkel ligjin. Kush nuk ka certifikatë të largohet nga salla”, u shpreh Naço, teksa vendosi 5 minuta pushim, për t'iu rikthyer dëgjesës me dyer të mbyllura, me Kreun e SHISH.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH