Showbiz

Po punoni nga shtëpia? Gjendet "ilaçi" kundër monotonisë

Shkruar nga Liberale
Po punoni nga shtëpia? Gjendet "ilaçi" kundër

Edhe pse të punuarit nga shtëpia duket si shumë komode, nga ana tjetër mund të bëhet monotone dhe stresuese.

Këto janë disa truqe që mund t’i përdorni për të mposhtur monotoninë e të punuarit në shtëpi.

Ndryshoni mjedisin

Nëse jeni mërzitur nga puna që po e bëni dhe nuk po keni më motiv, atëherë është koha ta ndryshoni vendin e punës psh; nesër keni krijuar një hapësirë pune në dhomën e fjetjes, kaloni pajisjet në dhomën e ndenjes ose në kuzhinë, apo në çdo hapësirë tjetër të shtëpisë. Ndryshimi ju bën të frymëzoheni më shumë e rrjedhimisht të jeni edhe më produktivë. Një mënyrë tjetër, puna në kafenenë tuaj të preferuar. Të paktën dy orë në ditë mund të thyejnë monotoninë.

Krijoni një listë të gjërave

Krijoni një strukturë të punës. Ndani detyrat sipas një orari të caktuar. Kjo do t’ju mbajë angazhuar dhe nuk do të keni kohë të mërziteni. Sigurisht, edhe kjo mund të bëhet rutinë. Ju duhet të filloni ta ndryshoni listën vazhdimisht.

Krijoni një listë të këngëve

Një listë me këngët e preferuara, ju ndihmon të jeni më në qejf gjatë orarit tuaj të punës, gjithashtu të jeni edhe më aktivë në punë. Psh., tingujt e lehtë të pianos në sfond mund t’ju ndihmojnë të jeni më produktivë.

Ushtrime në mes të aktiviteteve

Pasi t’i keni përfunduar një numër detyrash të rëndësishme për ditën mund të bëni një pauzë. Mund të kërkoni video online për joga, mënyra meditimi ose dhe ushtrime që ju ndihmojnë të shmangni të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë. Edhe vrapimi rreth zonës suaj të banimit nuk është ide e keqe.

Bashkohuni në takimet virtuale

Mbledhjet virtuale ju ndihmojnë të lidheni me kolegët edhe pse punoni në vende të ndryshme nga njëri-tjetri. Bisedat me ta ju ndihmojnë më shumë sesa komunikimi përmes e-maileve.

Praktikoni hobit tuaja

Aktivitetet të cilat ju pëlqeni, ju ndihmojnë të argëtoheni jashtë orarit të punës. Psh., nëse keni pasion gatimin bëjeni, pasi kur t’i ktheheni sërish punës do të gjeni energji të reja.

Caktoni diçka që mezi prisni ta bëni

Gjeni gjëra interesante dhe që mezi prisni t’i bëni pasi mbaroni punën. Kaloni kohë me familje, shihni ndonjë filmë, ose bëni diçka tjetër që dëshironi.

Shihni filma ose shfaqja televizive

A ju ka ndodhur që gjatë orarit të punës keni ngelur para ekranit të kompjuterit duke pritur të përfundojë orari. Kjo është edhe njëra prej arsyeve kryesore pse ata që punojnë nga shtëpia mërziten. Epo, gjëja më e mirë që ta bëni gjatë kësaj kohe është të shihni ndonjë film të mirë ose edhe ndonjë shfaqje televizive.

Po video lojërat?

Video lojërat janë një mënyrë tjetër për t’u argëtuar nga zyra e shtëpisë. Gjeni lojëra që ju ndihmojnë t’i zhvilloni aftësitë, të menduarit në mënyrë kritike apo zgjidhjen e shumë problemave. Më e mira e pjesës së lojërave është se mund të bëni që t’ju bashkohen edhe kolegët. Kështu do të keni mundësi të lidheni më shumë me ta edhe punoni larg nga njëri tjetri.

Zbukurojeni hapësirën e punës

Kjo ka shumë zgjedhje. Mund të vendosni përreth fotografi të anëtarëve të familjes, shoqërisë ose udhëtimeve. Mund të vendosni nëpër korniza edhe thënie inspiruese e pse jo edhe diplomat e arritjeve.

Dokumentoni mendimet

Shkruani mendimet e karrierës që të vijnë në kokë. Kjo ju bën ta kuptoni që keni ndjenja dhe mendime të ndryshme. Mund të shënoni gjëra të ndryshme si:

Aspirata për karrierën

Shprehje pozitive

Listë të gjërave që të pëlqejnë në punën aktuale

Listën e gjërave që i keni arritur

Këshillat nga profesorët, mentorët, shefat që ju kanë hyrë në punë.

Punoni në kohë të ndryshme

Kërkoni nga shefi të keni orar fleksibil. Provoni të punoni një ditë më gjatë, pastaj një ditë tjetër me orar më të shkurtër. Kjo ju ndihmon të dilni nga monotonia e 8 orarëshit, i cili bëhet edhe më i rëndë në kushtet e shtëpisë.

Merrni pjesë vullnetarisht në projekte atraktive

Pse të mos merrni pjesë edhe në projekte të tjera përmes të cilave mund të mësoni gjëra të tjera? Qoftë nga kompania për të cilën po punoni, qoftë nga ndonjë kompani tjetër. Është koha për t’i hapur rrugë karrierës tuaj.

Provojini këto dhe do thoni: "Ku kemi qenë më parë?!". /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH