Aktualitet

Po planifikonte vrasje, kapet në Tiranë i dënuari me 20 vjet burg

               Publikuar në : 10:16 - 14/08/19 LP

Policia e Shtetit ka njoftuar sot kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë, I cili po planifikonte të kryente një vrasje.

28 vjeçari nga Shkodra u kap në Tiranë me pistoletë, pas denoncimit të qytetarëve. Ai është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Shkodrës për vrasje dhe plagosjen e një personi në një lokal me muzk live para disa kohësh.

Mbrëmë në orën 20:50 është marrë njoftimi se në rrugën Bilal Xhaferi ndodhet një person që bënte lëvizjen të dyshimta dhe kishte armë zjarri me vete. Policia ka bër arrestimin e menjëhershëm të personit të dyshuar. U shoqerua shkodrani 28 vjecar qe ne canten e dores iu gjet nje arme zjarri pistolete me 14 fisheke. Ai eshte i denuar nga Gjykarta e Shkodres me 20 vite burg per vrasje”, tha zëdhënësi i Policisë./Gazeta Liberale

(Visited 109 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *