Aktualitet

Po merrte lekët në bankomat, vajza kërcënohet me thikë nga grabitësi

Shkruar nga Liberale
Po merrte lekët në bankomat, vajza kërcënohet me thikë

Një tentativë grabitje ka ndodhur në qytetin e Sarandës paraditen e kësaj të shtune. Vajza me inicialet A. M, punonjëse e një kompanie sigurimesh në qytetin bregdetar, kishte ndaluar në bankomat dhe po kryente veprimete për të tërhequr para prej saj.

Në një moment, një person ende i panjohur për policinë, i është afruar dhe me një thikë pranë ijeve e ka kërcënuar që t’ia japë atij paratë që do dilnin nga banka.

Sipas burimeve, mësohet se e reja i ka dhënë një shumë parash, por autori nuk është mjaftuar me aq, duke kërkuar më shumë.

E reja ka gjetur një moment të përshtatshëm dhe ka mundur të shkëputej prej edhe edhe pse e tronditur dhe ka shkuar në Komisariatin e Policisë për të bërë denoncimin.

Njoftimi i policisë:

Me datë 08.05.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr.2, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, pranë bankomatit të një banke, dyshohet se nën kërcenimin e një mjeti të mprehtë, ka tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe.

Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH