Zhaklina Lektari është vendosur sërish në qendër të vëmendjes, dhe si gjithmonë ajo e di se me çfarë të bëjë bujë. Kësaj radhe kriticizmit të saj i është nënshtruar koncerti i Elvana Gjatës, i cili u zhvillua dy ditë më parë në stadiumin "Air Albania", ku mblodhi qindra të rinj e të reja.
Nuk dihet nëse ka qenë e pranishme dhe e ka ndjekur nga afër, por ama mesa duket Zhaklina është e pakënaqur për faktin që Elvana ka kënduuar playback.
“Playback në stadium. Wow çfarë arti”, shkroi Zhaklina në një InstaStory pak orë pas përfundimit të koncertit, postimin për të cilin u pendua shpejt dhe e hoqi.
Krahas performancave të shoqëruara dhe nga trupa e baletit, Elvana Gjatës në skenë iu bashkuan disa nga bashkëpunëtorët e saj, si Mc Kreshën, Ledri Vulën, Capital T, Noizyn, Bardhin, Ylli Limanin, Dhurata Dorën.
Biletat varionin me çmime të ndryshme, nga 15 euro më e lira, deri në 19, 26 dhe 39 euro, në varësi të zonës. Zona VIP në dy anët e saj kushtoi 90 euro për person.