Globi

Po mbante leksion në spital, vritet me thikë djali i ish-presidentit

Shkruar nga Liberale

Djali i ish-presidentit gjerman, Richard von Weizsäcker është qëlluar për vdekje me thikë në një spital në Berlin.

Doktori Fritz von Weizsäcker, 59-vjeç, sapo kishte dhënë një leksion për sëmundjet e mëlçisë.

Ai është qëlluar me thikë nga një person rreth 50 vjeç, ndërsa nuk dihet ende motivi i sulmit.

Pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar mjekun Von Weizsäcker, ai vdiq në vendin e ngjarjes. Po ashtu, ka mbetur i plagosur edhe një polic, i cili ndërhyri për të neutralizuar sulmuesin.

Richard von Weizsäcker shërbeu si president gjatë ribashkimit të Gjermanisë në 1990./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH